Në kuadër të bashkëpunimit midis dy homologëve, Z. Miodrag Besovic, nga Drejtoria për Shpëtim dhe Mbrojtje e Malit të Zi dhe Z. Haki Çako, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, sot u zhvillua në Podgoricë, një takim mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes Civile, të projekteve të përbashkëta, si dhe në kuadër të diskutimeve mbi nënshkrimin e një plani bashkëpunimi operacional midis dy institucioneve të #MC, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi, në zbatim të marrëveshjeve bilaterale, gjithashtu në harmoni me iniciativën e Ballkanit të Hapur.
#UCPM #AKMC #ERCC #BE #IPACBC #OPENBALKAN





