Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i përgjigjet menjëherë kërkesës së Bosnje dhe Hercegovinës për ndihmë pas përmbytjeve!
Si vend pjesëmarrës në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, Shqipëria, së bashku me vende të tjera, ka dërguar ndihma të rëndësishme për të mbështetur përpjekjet e shpëtimit dhe strehimit të të prekurve.
Sipas kërkesës nga BiH këto ndihma përfshijnë ekipe të specializuara të kërkim-shpëtimit, ekipe K9 për kërkim të personave të zhdukur, si dhe pajisje për strehim të përkohshëm, si dyshekë dhe pajisje të tjera të nevojshme.
Ky është një tjetër shembull i solidaritetit dhe bashkëpunimit europian, ku çdo ndihmë dhe mbështetje është jetike për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar komunitetet e prekura.
Shqipëria është krah për krah me Bosnjen dhe Hercegovinën në këtë sfidë!