Plani Kombëtar për Emergjencat Civile – #PKEC

Sot u zhvillua takimi i parë i grupit ndërinstiucional të punës për hartimin e Planit Kombëtar të Emergjencave Civile.

Pjesë e grupit të punës janë ekspert nga të gjitha institucionet e përfshira në këtë proçes të rëndësishëm.

Kjo nisëm është vazhdimësia e mbështetjes së UNDP në kuadër të projektit RESEAL me ekspertizën teknike që do udhëhiqet nga dy konsulentë ndërkombëtarë z. Paul Murphy, z. Devin Kerins dhe dy konsulentë kombëtarë z. Rikard Luka dhe z. Enri Hide.

Misioni i konsulentëve po zhvillon edhe takime me strukturat përgjegjëse të sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror si Forcat e Armatosura, Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe struktura lokale të emergjencave në Prefektura dhe Bashki.

Ky aktivitet u suportua nga projekti RESEAL

(Resilience Strengthening in Albania)

#Sweden#Portugal#UNDP#EFDRR#DRA#DRR#BE

Lajme të tjera