Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në Qarkun e Beratit!

Përfundon me sukses cikli i trajnimeve në Qarkun e Beratit!

Gjatë datave 05-07 Shkurt, përfaqësues nga Bashkia Berat, Bashkia Kuçovë, Bashkia Skrapar, Bashkia Poliçan dhe Bashkia Ura Vajgurore morën pjesë në një seri seancash intensive trajnimi mbi “Vlerësimin e Riskut” dhe “Planifikimin për Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë”.

Këto trajnime u organizuan me qëllim forcimin e kapaciteteve vendore në menaxhimin e fatkeqësive dhe përmirësimin e aftësive për reagim ndaj situatave emergjente.

📌 Programi i trajnimit përfshiu 10 module të detajuara, të përshtatura për rolet dhe përgjegjësitë specifike të pjesëmarrësve.

Modulet mbuluan tema kyçe si:

🔹 Metodologjia e Vlerësimit të Riskut

🔹 Planifikimi i Menaxhimit të Riskut

🔹 Planifikimi i Përgjigjes ndaj Emergjencave

🔹 Komunikimi në situatat e fatkeqësive

🔹 Legjislacioni për Menaxhimin e Fatkeqësive në kontekstin e ndryshimeve klimatike

🌍 Përveç trajnimit teorik, pjesëmarrësit analizuan rreziqet kryesore dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre, duke trajtuar:

🔥 Zjarret në pyje

🌊 Riskun e Përmbytjeve

🦠 Fatkeqësitë e lidhura me Sëmundjet Infektive

🌍 Riskun Sizmik, Gjeoteknik dhe Rrëshqitjet

🏭 Riskun Teknologjik dhe Industrial

💡 Diskutimet interaktive dhe studimet e rasteve ndihmuan pjesëmarrësit të zhvillojnë plane veprimi konkrete për përmirësimin e përgatitjes dhe reagimit ndaj fatkeqësive në nivel vendor.

✅ Ky cikël trajnimesh përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve vendore dhe ndërtimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse për menaxhimin e emergjencave, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e komuniteteve.

Lajme të tjera