Vazhdon pa ndërprerje operacioni për shuarjen e zjarrit në Malin e Bardhë dhe në fshatin Skuraj – Bashkia Kurbin.
Në operacion janë angazhuar forcat operacionale të Bashkisë Kurbin, të mbështetur nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe nga ajri me helikopterin e Forcave Ajrore .
Kordinimi i forcave në tokë dhe nga ajri është nën drejtimin e nën/kryetarit të Bashkisë Kurbin, me mbështetjen e strukturave të Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Për të parë situatën në terren dhe për të vlerësuar masat koordinuese midis strukturave vendore dhe qendrore, në terren ka inspektuar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z.Haki Çako.
#AKMC#MOD#MZSH#AKZM#POLICIASHTETIT#AKP







