Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile pas kërkesës nga Pushteti lokal nëpërmjet Institucionit të Prefektit, ka shpërndarë ndihma humanitare për banorët e zonave që u prekën nga përmbytjet.
Forcat e armatosura shpërndanë në Shkodër, 580 pako me detergjentë, 580 pako ushqimore, 15 ton bazë ushqimore nga Rezervat e Shtetit, 362 pako ushqimore në Malësinë e Madhe, 250 pako në Vaun e Dejës dhe Pukë si dhe 200 pako ushqimore në Lezhë.
#mbrojtjacivile#AKMC#MOD#EU#UCPM






