MARE CLIMATICUM NOSTRUM

MARE CLIMATICUM NOSTRUM

Fortezza da Basso – Firenze/Italy

“A SEA OF COOPERATION” – është Konferenca e parë mbi ndikimet e klimës në Mesdhe.

Në sesionin ‘’Menaxhimi i emergjencave dhe risqet natyrore’’, u diskutua mes ekspertëve të Mbrojtjes Civile, të vendeve Euro-Mesdhetare për menaxhimin e risqeve natyrore, praktikat dhe mënyrat më të mira për të përballuar rreziqet që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike, me përfshirjen edhe të UNDRR.

Aktiviteti u koordinua nga Shefi i Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane z.Fabrizio Curcio, në panel diskutuan; Ambasadori z.John Grech – Shef UfM (Unioni për Mesdheun); z.Klajdi Nikolla – Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, AKMC; znj.Letizia Fischioni – Agjencia Italiana per la Cooperazione e Sviluppo, AICS; z. Zahi Chahine – Menaxhimi Rrezikut të Fatkeqësive, Liban; z.Dimitros Aleksandris – Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, Greqi.

Lajme të tjera