Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe raportimit nga Igjeo, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Sipas komunikimit me strukturat e Mbrojtjes Civile të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.
Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile në zonat e prekura janë në gatishmëri, QKOEC po monitoron situatën dhe është në kontakt 24/7 .
#mbrojtjacivile#AKMC#IGJEO#MOD#EU#USAID#AICS#UCPM
