Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, Bashkisë Tiranë, Universitete të ndryshme në vend, Urgjencën Mjekësore, Prezenën e OSBE-së në Shqipëri, Ambasadën Italiane, #UNDP, #TAP, #IGJEUM dhe me partnerë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, zhvilluan “Konferencën e VI Shkencore Ndërkombëtare” me temë: “Fenomenet ekstreme të natyrës dhe çështjet e sigurisë”, ku z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë fjalës së tij, si pjesë e komitetit organizativ të kësaj konference, theksoi rëndësinë e implementimit të Ligjit 45/2019 dhe të ngritjes së një sistemi të Mbrojtjes Civile, sipas standarteve dhe praktikave më të mira europiane.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në kuadër të kësaj konference zhvilloi dhe përgatiti dy materiale shkencore: “Reforma në sistemin e Mbrojtjes Civile në Shqipëri”, përgatitur nga: z. Klajdi NIKOLLA, “Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve”, #AKMC dhe Dr. Evisa DUKA, “Specialiste në Dejtorinë e Edukimit, Trajnimit dhe Teknologjisë së Informacionit”, #AKMC. “Mbrojtja Civile dhe rrugëtimi drejt anëtarësimit në mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane (UCPM)”, përgatitur nga Msc. Valbona LIKAJ dhe Msc. Fatjona Xhaferri, “Specialiste në Drejtorinë e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve”, #AKMC.






