
Temat e trajtuara në këtë konferencë ishin “Sistemi i menaxhimit të një situate konkrete emergjence civile” dhe “Organizimi, funksionimi, procedurat dhe dokumentacioni i vendkomandës së incidentit”, si parapërgatitje për stërvitjen që do të finalizohet më 11 dhe 12 qershor 2025, qëllimi i së cilës është simulimi i një situate emergjence civile rajonale, si pasojë e një zjarri masiv në Malin e Gjerë, që përfshin më shumë se një bashki, dhe si e tillë kërkon ndërhyrjen e shpejtë dhe të koordinuar të institucioneve dhe strukturave të mbrojtjes civile.
Këto aktivitete mbështeten nga @PNUD -i dhe përfshijnë institucionet dhe strukturat qendrore e vendore të mbrojtjes civile si Shtabi i Përgjithshëm i FA, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Operatori i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Kryqi i Kuq si dhe prefekturat Gjirokastër dhe Vlorë si dhe bashkitë : @BashkiaDelvine , @BashkiaDropull @BashkiaFiniq ,@BashkiaGjirokastër ,@BashkiaKelcyrë,@BashkiaLibohovë ,@BashkiaMemaliaj ,@BashkiaPërmet, @BashkiaTepelenë , @BashkiaSarandë .





