Italia vazhdon të mbështesë Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare në forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave. Pas një kursi trajnimi nga Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile, 30 ekspertë shqiptarë u certifikuan me sukses për përballimin e situatave të emergjencës, një përpjekje e mbështetur nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim.
Kursi, i zhvilluar nga prilli deri në korrik 2024, u mbështet në 19 module të specializuara që trajtuan menaxhimin e emergjencave, mbështetjen për autoritetet vendore, logjistikën, asistencën social-shëndetësore dhe shumë aspekte të tjera të rëndësishme. Në ceremoninë e zhvilluar në Residencën e Italisë në Tiranë, morën pjesë autoritete të larta si Ambasadori Italian Sh.T. Fabrizio Bucci dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako.
Ky bashkëpunim është pjesë e projektit “Krijimi i një qendre operative kombëtare për emergjencat civile të AKMC”, që ka për qëllim forcimin e reagimit ndaj emergjencave dhe përmirësimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile Shqiptare. Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në përgatitjen e Shqipërisë për sfidat e mundshme emergjente.