Hartat e Zjarreve 2024

Në këtë rubrikë janë publikuar hartat tematike të krijuara në format PDF, të cilat mund të shikohen dhe shkarkohen nga përdoruesit. Informacioni i përdorur për përgatitjen e tyre është marrë nga burime të hapura të të dhënave, kryesisht nga programi Copernicus, ku të dhënat e siguruara janë analizuar, verifikuar dhe përpunuar në GIS. Sistemi Koordinativ Gjeografik i përdorur është ETRS 1989, ndërsa Sistemi i Projektuar është ETRS 1989 Albania 2010. Hartat paraqesin vatrat e zjarreve me sipërfaqe mbi 1 hektar, si dhe sipërfaqet e prekura sipas qarqeve përkatëse. Këto produkte kartografike ofrojnë një pasqyrë të shpërndarjes dhe ndikimit territorial të zjarreve në nivel kombëtar. Të gjitha hartat janë përgatitur duke ndjekur procedura teknike të përpunimit dhe interpretimit të të dhënave gjeohapësinore. Informacioni paraqitet për qëllime informuese dhe analitike.

Shënim: Hartat nuk janë produkte që gjenerohen në mënyrë të automatizuar, por janë produkte manuale të krijuara përmes analizës dhe përpunimit të informacionit të siguruar nga burime të hapura.

Zjarret Janar 2024 A0

Zjarret Shkurt 2024 A0

Zjarret Mars 2024 A0

Zjarret Prill 2024 A0

Zjarret Qershor 2024 A0

Zjarret Korrik 2024 A0

Zjarret Gusht 2024 A0

Zjarret Shtator 2024 A0

Zjarret Tetor 2024 A0

Zjarret Nëntor 2024 A0

Zjarret Dhjetor 2024 A0

Zjarret 2024 A0