Më 26 NËNTOR 2019, pak ditë para festave kombëtare të Nëntorit, datë tashmë e shënuar ku viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti që mori 51 jetë plot ëndrra.
Tërmeti shkatërrues i datës i 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, ishte më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019.
Gjithashtu tërmeti solli edhe solidarizimin e qytetareve dhe institucione shqiptare si dhe të gjithë partnërve, duke e shprehur nëpërmjet ndihmave të shumta financiare, apo sjelljen e shumë prej forcave të Kërkim – Shpëtimit, të cilët luftuan për nxjerrjen e trupave nën gërmadha bashkë me forcat shqiptare.
I Pa harruar kujtimi i persona që humbēn jetën.
Faleminderit Strukturave Operacionale të Mbrojtjes Civile, Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policia, Forcat e Armatosura, Urgjenca mjekësore, vullnetarët, ekspertëve, vlerësuesve, inxhinierëve, strukturat e Bashkive të prekura, qytetarëve dhe shoqatave të ndryshme që u solidarizuan dhe ndihmuan, fqinjëve tanë ndërkufitare, si dhe të gjithë partnërve të tjerë ndërkombëtare që na u gjenden dhe vazhdojnë të na gjenden pranë në çdo rast që kemi nevojë për përballimin e situatave të emergjencave civile.
Falemiderit të gjithë atyre që pandërprerje punojnë ditë për ditë në këto 3 vite e në vazhdim që të mbështesim të prekurit nga kjo fatkeqësi dhe që do vazhdojnë deri sa të gjithë të jenë në shtëpitë e tyre.