Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar me sukses ndërtimin e dy urave “Bailey” në Mirditë, duke përmirësuar jetën e komuniteteve në disa fshatra të kësaj zone 🏗️.
🌉Ura në lagjen Klos lidh fshatin Fan me shkollat dhe qendrën shëndetësore, duke ofruar edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me Rrugën e Kombit , ndërsa ura në lagjen Caraj lidh banorët me atraksione turistike të rëndësishme.
Ky projekt, i realizuar nga forcat xheniere, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e infrastrukturës për rreth 1,000 banorë dhe shumë vizitorë.