Fëmijët në ditët e festave vizituan Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile

Fëmijët në ditët e festave vizituan Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile (BMEC) , duke sjellë gëzim dhe dritë në këtë repart të rëndësishëm. Me kureshtjen dhe entuziazmin e tyre , ata eksploruan mjediset e punës së efektivëve, u njohën nga afër me pajisjet moderne dhe përjetuan emocionin e pjesëmarrjes në demonstrime emergjencash.

Kjo më shumë sesa një vizitë, ishte një hap drejt ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt, ku fëmijët e sotëm frymëzohen të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes. Ata mësuan se siguria dhe mbrojtja janë një përpjekje e përbashkët, ku secili prej nesh ka një rol të rëndësishëm.

E ardhmja është në duart e tyre dhe ne jemi krenarë të mbjellim farat e dijes dhe përgjegjësisë tek brezi i ri!

Njoftime të tjera