Sot, në Ditën Europiane të Numrit të Unifikuar të Emergjencës 112, theksojmë rëndësinë e këtij numri për sigurinë tonë.
Ligji 45/2019 vë në pah angazhimin tonë për të siguruar një komunikim të shpejtë dhe efektiv në rast emergjencash në të gjithë Shqipërinë.
Numri 112 siguron komunikim pa pagesë në rrjetet telefonike publike dhe digitale, duke u bërë numri i vetëm europian i thirrjeve emergjente.
Institucionet përgjegjëse po punojnë për miratimin e akteve nënligjore për implementimin e 112 në praktikë, duke përfshirë koordinimin e strukturave operacionale për reagim efektiv në situata emergjente. Angazhimi ynë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve është i palëkundur.
#112Emergency #SiguriaPublike #DitaEuropiane112 #mbrojtjacivile