🌍Disa takime, në kuadër të Projektit “SA Resilience”, pjesë e programit IPA South Adriatic 2021-2027, u zhvilluan në bashkitë Divjakë, Kavajë dhe Rrogozhinë, përkatësisht në datat 11, 12 dhe 13 shkurt. Këto bashki janë përfituesit përfundimtarë të një iniciative për rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe parandalimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore.
Ky projekt synon forcimin e kapaciteteve dhe pajisjen me mjete të nevojshme, duke përfshirë autoritetet publike dhe forcat operacionale që veprojnë në terren, për një menaxhim më të mirë të emergjencave dhe mbrojtjen e ekosistemit.
💪 Së bashku për një komunitet më të sigurt dhe më të përgatitur!
________________________________________________________________________
As part of the “SA Resilience” project, under the IPA South Adriatic 2021-2027 program, meetings were held on February 11, 12, and 13 in the municipalities of Divjakë, Kavajë, and Rrogozhinë. These municipalities are the final beneficiaries of an initiative aimed at enhancing resilience to climate change and preventing risks from natural disasters.
This project seeks to strengthen capacities and provide essential tools, involving public authorities and operational forces working on the ground for improved emergency management and ecosystem protection.
💪 Together for a safer and more prepared community! 🌱✨