Berat – Vijon turi i takimeve për Mbrojtjen Civile në Qarkun e Beratit.
Së bashku me Prefekten e Qarkut, Valbona Zylyftari, dhe kryetarët e të gjitha bashkive, bashkë me stafet për emergjencat dhe financën, u diskutua mbi masat e nevojshme për përballimin e risqeve që ka ky qark si përmbytjet, çarjet e digave, rrëshqitjet e tokës dhe rreziqet teknologjike e biologjike.
Drejtori i Përgjithshëm i AKMC theksoi se kjo thirrje është një mundësi e rëndësishme për bashkitë e qarkut që të parandalojnë fatkeqësitë përmes investimeve të nevojshme.