Në kuadër të projektit “Ndërtimi i aftësisë ripërtëritëse dhe aftësive për reduktimin e riskut ndaj fatkeqësive (RRF) nëpërmjet angazhimit të shkollave dhe komunitetit”, Word Vision në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve zhvilluan një aktivitet pranë shkolles “Ibrahim Basha” në Bashkinë Kamëz, gjatë të cilit, falë bashkëpunimit të pazëvendësueshëm te MNZSH-së, Kamëz, Urgjencës ERA, Drejtorit, mësuesëve dhe fëmijëve të kësaj shkolle, u simuluan tre situata emergjente të ndryshme, si p.sh: #Tërmeti, #Zjarri dhe #Ndihma e parë.
Qëllimi i këtij projekti, i cili do të shtrihet në 23 shkolla të tjera, është përgatitja e të rinjëve për të reaguar në mënyrë efikase dhe produktive gjatë emergjencave, qëllim i cili përkon me nje nga risitë kryesore që parashikon edhe reforma e #MC që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare nëpërmjet implementimit të ligjit 45/2019 për Mbrojtjen Civile.
Të pranishëm gjatë aktivitetit nga AKMC ishin: Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente, z. Robert Hysenllari, nga Ministria e Arsimit , Sporteve dhe Rinisë, znj. Nina Guga, nga World Vision, znj. Eljona Boce dhe përfaqësues nga pushteti vendor dhe Forcat Operacionale, si edhe perfaqësues të tjerë nga Unicef dhe Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri.









