The 4th Meeting of the Project Technical Coordination Group in Albania 

The 4th Meeting of the Technical Coordination Group (TCG) was held on 26 May 2026 at Hotel Rogner in Tirana
. The meeting was chaired by Dr. Adisa Bala, Project Manager and Director of Disaster Risk Reduction and Prevention at the National Civil Protection Agency. Representatives from the NCPA, JICA Expert Team
, and partner institutions gathered to review the progress of project activities, discuss technical developments, and coordinate the next implementation steps for strengthening disaster risk reduction capacities in Albania. 

During the meeting, participants were introduced to the latest developments of the National Forest Fire Information System (NFFIS), including a live demonstration of the online platform 
. The system is designed to support forest fire prevention, monitoring, early warning, and information sharing among institutions. Discussions highlighted the importance of improving operational coordination, integrating additional institutional data, and strengthening the sustainability of the system through future training activities and technical improvements. 

The meeting also focused on the implementation of Nature-based Solutions (NbS) in the Bovilla watershed 
, where erosion-control and ecological rehabilitation measures are being carried out to reduce sedimentation and turbidity. More than 85% of the construction works have already been completed, while the bathymetric survey of Bovilla Lake officially started in May 2026 
. These interventions are expected to contribute significantly to protecting the reservoir catchment area and strengthening long-term environmental management in the area.
In conclusion, participants emphasized the importance of continued cooperation among all institutions involved in the project. The meeting ended with appreciation for the strong partnership between Albanian institutions and the JICA Expert Team 
, reaffirming the shared commitment to advancing NFFIS and NbS activities in Albania 

Takimi i 4-t i Grupit të Koordinimit Teknik (TCG) u zhvillua më 26 maj 2026 në Hotel Rogner në Tiranë
. Takimi u drejtua nga Dr. Adisa Bala, Menaxhere e Projektit dhe Drejtore e Reduktimit dhe Parandalimit të Riskut nga Fatkeqësitë pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Përfaqësues nga AKMC, Ekipi i Ekspertëve të JICA-s
dhe institucionet partnere u mblodhën për të shqyrtuar progresin e aktiviteteve të projektit, diskutuar zhvillimet teknike dhe koordinuar hapat e ardhshëm të zbatimit për forcimin e kapaciteteve të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë në Shqipëri. 

Gjatë takimit, pjesëmarrësit u njohën me zhvillimet më të fundit të Sistemit Kombëtar të Informacionit për Zjarret në Pyje (NFFIS), përfshirë edhe një demonstrim të drejtpërdrejtë të platformës online 
. Sistemi është projektuar për të mbështetur parandalimin e zjarreve në pyje, monitorimin, paralajmërimin e hershëm dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve. Diskutimet theksuan rëndësinë e përmirësimit të koordinimit operacional, integrimit të të dhënave shtesë institucionale dhe forcimit të qëndrueshmërisë së sistemit përmes trajnimeve të ardhshme dhe përmirësimeve teknike. 

Takimi u fokusua gjithashtu në zbatimin e Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë (NbS) në pellgun ujëmbledhës të Bovillës 
, ku po zbatohen masa për kontrollin e erozionit dhe rehabilitimin ekologjik me qëllim reduktimin e sedimentimit dhe turbullirës së ujit. Mbi 85% e punimeve ndërtimore janë përfunduar tashmë, ndërsa studimi batimetrik i Liqenit të Bovillës ka nisur zyrtarisht në maj 2026 
. Këto ndërhyrje pritet të kontribuojnë ndjeshëm në mbrojtjen e zonës ujëmbledhëse dhe forcimin e menaxhimit afatgjatë mjedisor në këtë zonë.
Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në projekt. Takimi u mbyll me vlerësime për partneritetin e fortë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Ekipit të Ekspertëve të JICA-s 
, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për avancimin e aktiviteteve të NFFIS dhe NbS në Shqipëri .
