Nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Fier dhe me praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ekipi i ekspertëve ICLA&GRI, mbështetur dhe financuar nga UNDP-ja, prezantoi draftin final të Planit për Emergjencat Civile të Qarkut Fier, në kuadër të projektit RESEAL.
📌Me miratimin e këtij plani, mbyllet implementimi i projektit pilot në gjashtë bashkitë e qarkut dhe në prefekturë, i cili ka nisur që nga viti 2022. Ky plan do të sigurojë një reagim më të shpejtë, efikas dhe të koordinuar për menaxhimin e pasojave nga emergjencat dhe fatkeqësitë, duke mbrojtur jetën e njerëzve, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.


