“Forcat e Armatosura dhe AKMC në Aksion për Menaxhimin e Përmbytjeve në Durrës, Vlorë dhe Kurbin”

Forcat e Armatosura janë angazhuar prej ditës së djeshme në ndihmë të strukturave vendore, me 19 efektivë dhe 8 mjete në bashkinë e Durrësit dhe 11 efektivë dhe 10 mjete në Vlorë, ku reshjet e shiut shkaktuan më shumë probleme.

Aktualisht ka një tërheqje të ujit në akset kryesore e dytësore, me përjashtim të zonës së Ish-Kënetës.

Po vijon ndërhyrja në lagjen 17/1, Zona e Plazhit. Me prioritet po punohet për largimin e ujit në rreth 300 banesa. Grupet e punës po vijojnë punën për evidentimin dhe vlerësimin e të gjitha dëmeve.

📍Në qarkun e Vlorës po vijon puna për rehabilitimin e situatës në hidrovorin e qytetit. Me vëmendje po ndiqet edhe situata në Kurbin, ku si pasojë e prurjeve të shumta, rezervuari i Zhejës, është afruar në kuotën maksimale.

🤝Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile do të vijojnë të jenë të angazhuara deri në normalizimin e plotë të situatës.

Njoftime të tjera