Stërvitja Funksionale (CPX) “Përgatitje Dimërore 2024”, organizuar nga AKMC në bashkëpunim me projektin RESEAL të UNDP Albania

Stërvitja Funksionale (CPX) “Përgatitje Dimërore 2024”, organizuar nga AKMC në bashkëpunim me projektin RESEAL të UNDP Albania, realizoi konferencën e parë planizuese më 3 shtator në Dibër, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të AKMC-së, Z. Haki Çako.

Stërvitja do të simulojë menaxhimin e emergjencave civile nga reshjet e dendura të borës, ortekët dhe rrëshqitjet e tokës, duke testuar planet dhe procedurat për përballimin e situatave emergjente dhe shkëmbimin e informacionit ndërkufitar.

Lajme të tjera