Takimi i fundit i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për hartimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile.

Ditën e sotme u zhvillua takimi i fundit i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për hartimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, ku gjatë pjesës së parë u prezantua drafti i avancuar i këtij dokumenti, i cili vjen si rezultat i një procesi të gjatë bashkëpunimi me të gjitha grupet e interesit.

Në pjesën e dytë të takimit, zhvillimi i një ushtrimi simulues në tavolinë mundësoi testimin e draftit të PKEC, si dhe angazhimin e anëtarëve të GTNP, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse, për identifikimin e rolit të tyre gjatë fazave të ciklit të menaxhimit të emergjencave.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë procesit të hartimit të PKEC.

Ky aktivitet u suportua nga projekti RESEAL

(Resilience Strengthening in Albania),

#Sweden#Portugal#UNDP#EFDRR#DRA#DRR#BE

Lajme të tjera