Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, me përfaqësuesit e UNDP-së dhe ekspertin kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë proçesit të Vlerësimit të Riskut Teknologjik, zhvilluan vizitat në terren me grupet e interesit dhe struktura të rëndësisë së veçantë të infrastrukturës kritike:
– Impjantin dhe Liqenin (Digën) e Bovillës, takimi me njësinë drejtuese dhe infrastrukturën e objekteve.
– Vizitë në depozita të gazit të lëngshëm – GLN në Portin “Porto Romano”.
– Vizitë në Albchrome Holding, miniera Bulqizë.
– Miniera e Ferrokromit në Klos.