Më 3 Nëntor u zhvillua takimi ndërmjet Ministrit të Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako dhe kryetarëve të bashkisë, ku u diskutua për buxhetin e Mbrojtjes Civile për vitin 2022, zhvillimet e reformës për ngritjen e sistemit të #MC me mbështetjen e gjitha Institucioneve Kombëtare dhe me suportin dhe ekspertizën e partnerëve ndërkombëtare , forcimin e kapaciteteve, rritjen e gatishmërisë në prag të sezonit të shirave duke theksuar rëndësinë e strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor si hap i parë në funksionimin e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Në përgjigje të fatkeqësive reagimi i parë dhe më i rëndësishëm është ai i strukturave vendore të Mbrojtjes Civile.