Në kuadër dhe zbatim të sistemit të mbrojtjes civile në vendin tonë, për menaxhimin e situatave të emergjencave civile, krijuar nga zjarret e shkaktuara gjatë verës së pazakontë të këtij viti, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u organizua një aktivitet me temë, “Menaxhimi i Zjarreve në vend – 2021″.
Në këtë aktivitet nderoi me pjesëmarrjen e tij, Kryeministri i Shqipërisë, SH. T. Z. Edi Rama, në praninë e Ministrit të Mbrojtjes, Z. Niko Peleshi, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Bajram Begaj, Ambasadorit të BE në Shqipëri, SH.T. Z. Luigi Soreca, Ambasadorit të Mbretërisë së Holandës në R.Sh, Sh. T. Z. Reinout Vos, Ambasadorit të Republikës së Çekisë në R.SH, Sh.T.Z Juroslav Ludva, Zëvendës Ambasadorit të SHBA në R.SH, Z. Demian Smith dhe titullarëve të lartë nga Ministria e Mbrojtjes, #FA dhe #AKMC.
Në këtë aktivitet u bë një analizë vlerësuese e operacioneve dhe forcave të angazhuara në nivel vendor dhe qendror, në përgjigje të situatës ndaj zjarreve, mbështetja e ofruar si pasojë e aktivizimit të mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane (ERCC), mbeshtetja teknike e ofruar nga ekspertët e SHBA nëpërmjet #USAID dhe roli i #AKMC gjatë të gjitha operacionave duke bashkërenduar, mbikqyrur dhe drejtuar forcat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile në Shqipëri.
https://www.balkanweb.com/zjarret-masive-ne-vend-haki…/
https://www.facebook.com/117374461659427/posts/4490508207679342/