Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO), organizuan takimin për “Metodologjinë e Vlerësimit të Dëmeve dhe Humbjeve”.
Në takim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me:
-mbledhjen e të dhënave për dëmet dhe fatkeqësitë;
-mënyrën si përdoren këto të dhëna;
-vlerësimin e metodologjisë për dëmet dhe humbjet nga fatkeqësitë;
-mekanizmin institucional dhe infrastrukturën e nevojshme për menaxhimin dhe koordinimin e të dhënave.
Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Brendshme, Instituti i Statistikave dhe përfaqësues të FAO-s.