Ky vit shënon 35 vjetorin e marrëdhënieve dypalëshe diplomatike mes Kanadasë dhe
Shqipërisë.
Ambasadoria e Kanadasë në Shqipëri me rezidencë në Romë, Itali, Znj.Elissa Goldberg sot zhvilloj një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z.Haki Çako, si dhe vizitoi Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, duke kujtuar 15 vitet e kontributit të saj në fushën e #MC.
Në takim u diskutua mbi mundësitë për rritjen e bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes Civile midis dy vendeve, në një kohë ku Mbrojtja Civile po merr çdo ditë e më shumë vëmendje në rang global.





