U zhvilluan takimet bilaterale në Shkup, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmjet Drejtuesve të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile në Shqipëri dhe Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Ministrinë e Brëndshme, e në Bashkinë e Tiranës.
Pjesëmarrës në këto takime nga #AKMC ishin, z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve, z. Robert Hysenllari, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente, z. Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së në Ministrinë e Brendshme dhe z. Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i MZSH -së në Bashkinë e Tiranës.
Pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut ishin, Gjeneral Stojanche Angelov, Drejtor, z. Ekrem Zeneli, zv/Drejtor, z. Urim Vejseli, Kryetar i Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe z. Bekim Maskuti, Drejtor i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.
Në qendër të diskutimeve gjatë këtyre takimeve ka qenë angazhimi për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal, me synim një përgjigje rajonale sa më të mirëkoordinuar për forcimin final të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes civile në të dy shtetet dhe në të gjithë rajonin.
Më konkretisht, ky takim dhe takime të tjera bilaterale do të shërbejnë për shkëmbimin e eksperiencave dhe ideve për vendosjen e mekanizmave efektive gjatë bashkëpunimit, mentorimit, forcimit të besimit reciprok në fushën e #MC, si dhe për iniciativa të ndërsjella në fushën e edukimit dhe trajnimit, si dhe në ndërhyrje apo asistencë gjatë rasteve të zjarreve ose emergjencave të tjera.