Helikopteri “Cougar” dhe Forcat e Armatosura në Ndihmë të Luftës Kundër Zjarrit në Dhërmi

Helikopteri #Cougar dhe efektivë të Forcave të Armatosura kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në #Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. Forcat e Armatosura, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre.

Njoftime të tjera