THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË

THIRRJE E HAPUR PËR OFERTË

Hartimi i Vlerësimeve Lokale të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Strategjive Lokale për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë për Bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë dhe Qarkun Vlorë

në kuadër të projektit

“Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për procedurën e prokurimit me objekt:

“Hartimi i Vlerësimeve Lokale të Riskut nga Fatkeqësitë dhe Strategjive Lokale për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë për Bashkitë Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq, Delvinë dhe Qarkun Vlorë”.

Kjo procedurë zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Qëndrueshmërisë Shqiptare përmes bashkëzbatimit të një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh në nivel kombëtar (EAR-MHEWS)”, i cili zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me partnerët e saj kombëtarë.

Projekti synon ngritjen dhe funksionalizimin e një Sistemi të Paralajmërimit të Hershëm Shumë-Rreziqesh (MHEWS), duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe vendore për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky projekt është pjesë integrale e programit të bashkëfinancuar nga Green Climate Fund (GCF), me titull “Climate Services for a Resilient Albania (ALBAdapt)”, i cili zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Dokumentacioni i plotë i procedurës i bashkëlidhet kësaj thirrjeje.

1. Ftesa për Ofertë; ftesa per oferte-

2. Shtojca 1 – Termat e Referencës (TOR); Aneksi 1 -Termat e References

3. Shtojca 2 – Formulari i Çmimeve; Aneksi 2 lista e çmimeve

4. Shtojca 3 – Deklarata mbi Konfliktin e Interesit; Aneksi 3-deklarta e konfliktit interesit

5. Shtojca 4 – Deklarata mbi Kriteret e Përjashtimit; Aneksi 4-deklarta kriteret perjashtuese

6. Shtojca 5 – Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë. Aneksi 5 – Kriteret e Kualifikimit dhe Pranueshmërisë

7. Shtojca 6 – Modaliteti pagesës  Aneksi 6 – Modaliteti i pageses