Në gatishmëri të plotë kundër zjarreve në vend.

Në gatishmëri të plotë kundër zjarreve në vend.

Duke nisur që prej orës 18:00 të datës 25.08.2024, një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha të zonës së fshatit Mengaj, Njësia Administrative Helmas, Bashkia Kavajë.

Për shkak të terrenit të thyer, nuk ka qenë e mundur ndërhyrja me mjete, ndërsa forcat këmbësore në bashkëpunim me helikopterin “Cougar” të vendosur në dispozicion nga Forcat Ajrore, po punojnë për ta izoluar plotësisht këtë vatër zjarri.

Në bashkëpunim me forcat e MZSH të Bashkisë Tiranë dhe Kamëz, situata u vu nën kontroll duke izoluar flakët në afërsi të banesave. Momentalisht zjarri është drejtuar në zonën e Cikalleshit ku helikopteri i Forcave Ajrore po punon prej disa orësh.

Njoftime të tjera