Gatishmëri e Plotë nga Ajri – Njësia UAV e NATO-s në Kuçovë në Shërbim të Sigurisë

Baza Ajrore e #NATO-s në Kuçovë, e vetmja bazë taktike e Aleancës në Ballkanin Perëndimor, është edhe vendqëndrimi i njësisë së Mjeteve Ajrore pa Pilot, e cila përditë e më tepër ka rritur kapacitetet e saj duke u plotësuar me personel të kualifikuar dhe rritur gatishmërinë për misione gjatë natës për të qenë së shpejti operacionale 24/7. Edhe pse e sapoformuar, kjo njësi ka marrë pjesë në operacione të përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve dhe padyshim do jetë element kyç për të mbështetur bashkitë në procesin e evidentimit të dëmeve.

 

Lajme të tjera