Ka përmirësim të dukshëm të situatës së krijuar nga zjarret në bashkitë Dropull dhe Finiq. Forcat zjarrfikëse, efektivë të FA, me ndihmën edhe të helikopterit po vijojnë punën mbi fshatin Sofratikë, në Dropull. Në fshatin Kardhikaq, njësia administrative Mesopotam zjarri është në kontroll duke mos paraqitur rrezik për banesat.
Falenderim dhe mirënjohje për forcat e emergjencave civile që janë duke punuar që prej mbrëmjes së djeshme pa ndërprerë! Vlerësim për aktivizimin dhe bashkëpunimin e punonjësve të pushtetit vendor dhe banorët e zonës!