Miratimi i Strategjisë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin e Veprimit, një hap i munguar prej vitesh drejt forcimit të Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Realizimi i këtij dokumenti vjen si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe të palodhur të Institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve, pjesë e Sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri, duke theksuar këtu partneritetin e veçantë dhe implementimin e projektit RESEAL me mbështetjen e UNDP, financuar nga qeveria Suedese dhe Portugese
Zbatimi i këtyre dokumenteve, angazhon të gjitha strukturat e Sistemit të #MC në Shqipëri dhe do të rrisë dukshëm kapacitetin e vendit për të menaxhuar, përballuar dhe zvogëluar riskun nga fatkeqësitë #DRRUNDRR
Në një takim me Drejtoreshën e UNDP dhe Znj.Monika Merino dhe Drejtoreshën e SIDA Znj.Petra Burcher, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Haki Çako theksoi rolin e rëndësishëm dhe të pazëndësushëm që kanë partnerët tanë ndërkombëtar në implementimin e këtyre dokumenteve të rëndësishëm kombëtare për ndërtimin e një Shqipërie më të sigurt dhe më të qëndrueshme, si një anëtare e denjë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.