Gjatë këtyre ditëve të nxehta në luftë me zjarret në disa zona të Shqipërisë, sidomos në pjesën jugore, efektivët e Zjarrëfikësve, Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera në nivel vendor dhe qendror të Mbrojtjes Civile kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në neutralizimin dhe normalizimin e këtyre situatave.
Tashmë janë vendosur në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit.
Sfidë vazhdon të mbetet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Strukturave të Mbrojtjes Civile.
Gjithashtu edhe ndërhyrja e helikopterit të #FA, nga ajri e ka stabilizuar gjendjen e rënduar, sidomos në Karaburun.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon të koordinojë dhe monitorojë të gjitha situatat në rang vendor në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Mbrojtjes Civile, në prefektura dhe bashki.
Falenderime për efektivët e #MNZSH #MC dhe #FA për sakrificën dhe angazhimin maksimal të treguar në këto ditë.
https://www.balkanweb.com/sfide-ngelet-karaburuni…/
https://www.balkanweb.com/zjarret-ne-shqiperi-zv…/







