Më 28 Korrik 2021, në ambjentet e Europe House u zhvillua një workshop në lidhje me draftin e Dokumentit të Veprimit për vitin 2022 – (AD-Action Document), (#IPA2022) mbi menaxhimin e ujrave, ku ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues nga #AKMC.
Ky Workshop i organizuar nga Delegacioni i BE-së, në Shqipëri, u drejtua nga z. Philippe Bergeron, ekspert për programin e menaxhimit të ujrave të IPA2022.
Qëllimi i seminarit ishte:
-paraqitja e statusit dhe përmbajtjes të draftit të dokumentit aktual, me fokus në sektorin e menaxhimit të ujrave;
-përafrimi me direktivën e BE-së;
-implementimi i një rrjeti kombëtar për monitorimin dhe raportimin e të dhënave cilësore, si përcaktimi i mëtejshëm i indikatorëve për përmirësimin e riskut të ndotjes së banesave të lumenjëve;
-mbledhja e komenteve dhe pritshmërive nga palët e interesuara;
-hapat në vazhdim plani i punës për kalimin e palëve të interesuara në nivelin e kërkuar sipas #IPAIII;
-si dhe veprimi, kushtet dhe masat që kërkohen në nivel kombëtar për të siguruar një faze të tretë të suksesshme të këtij programi për Shqipërinë.


