Gjatë trajnimit të 25 forcave Operacionale të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH) nga bashkitë Berat, Sarandë, Korçë, Selenicë, Këlcyrë, Pogradec dhe Vlorë.
Trajnime të tilla synojnë shkëmbimin e eksperiencave, rritjen profesionale të stafit të MZSH-së si dhe forcimin bashkëpunimit midis dy vëndeve, nën koordinimin e 3 përfaqësuesve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Brendshme.
Ky aktivitet është financuar nga #BE në kuadër të projektit IPA CBC Greqi – Shqipëri,
Fire PREP – “Improved Forest FIRE PREParedness in Greece and Albania”, që po implementohet nga Ministria e Mbrojtjes Civile në Greqi, Akademia Helene e Zjarreve, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile , me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Bashkinë Berat.