Në datat 17 – 18 Janar 2023 u zhvillua në Arlandë të Suedisë seminari i Presidencës Suedeze
me temë “Forcimi i qëndrueshmërisë së shoqërisë: të veprojmë së bashku për të përballuar
krizat e të ardhmes”. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në këtë aktivitet u përfaqësua
nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Haki Çako dhe Drejtori i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe
Projekteve z. Klajdi Nikolla.
Z. Haki Çako mbajti fjalën përshëndetëse në takim, ku uroi Suedinë për Marrjen e
Presidencës së Unionit dhe shprehu vullnetin e mirë të Shqipërisë për të qenë një vend anëtar
i denjë i Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Tematikat kryesore që u diskutuan në
seminar janë si më poshtë:
– Forcimi i rezistencës, qëndrueshmërisë të shoqërisë ndaj fatkeqësive dhe ndërmarrja e
veprimeve konkrete të Unionit për këtë çështje.
– Rëndësia e sektorit privat mbi ndërgjegjësimin dhe gatishmërinë e popullsisë në kohë
krizash, ngritja e një platforme të veçantë për komunikimin me sektorin privat.
– Organizimi i aktiviteteve dhe workshopeve me vendet e Unionit me qëllim forcimin e
kapaciteteve njerëzore dhe materiale.
– Rëndësia e shtuar e ndryshimeve klimatike dhe masave konkrete që duhen ndërmarrë për
parandalimin e fatkeqësive si pasojë e tyre.
– Përcaktimi me akte të veçanta ligjore i fushatave ndërgjegjësuese për Mbrojtjen Civile.- Rëndësia e Sigurisë Kibernetike dhe organizimi i fushatave ndërgjegjësuese mbi këtë temë.










