U zhvillua sot në Romë takimi bilateral midis Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako dhe Kreut të Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, z. Fabrizio Curcio .
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe konsolidimim e marrëdhenieve dy palëshe në kuadër të zvogëlimit të risqeve nga fatkeqësitë dhe konsolidimet e sistemeve të mbrojtjes civile të dy vendeve.
Fokus i rëndësishëm u konsiderua roli strategjik i Italisë dhe mbështetja e qeverisë italiane për Sistemin e Mbrojtjes Civle në Shqipëri dhe suporti në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane, pas antarësimit të Shqipërisë në këtë mekanizëm.
Gjithashtu në këtë takim u diskutua mbi implementimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta në kushtet e ndryshimeve klimaterike dhe përballimit e menaxhimit të fatkeqësive natyrore në vendet tona dhe në rajon.
#mbrojtjacivile#AKMC#UCPM#EU#civilprotection#protezionecivile#DPC#ITALY#ALBANIA