Takim me përfaqësues të CO PLAN

Përfaqësues të CO PLAN zhvilluan në datë 15.02.2021 një takim në ambientet e #AKMC për të diskutuar ecurinë e mëtejshme të asistencës teknike që po financohet nga Banka Botërore për Shqipërinë, për përmirësimin e riskut nga fatkeqësitë dhe informacionin për humbjet në Shqipëri, për ti bërë bashkitë e afta për menaxhimin e riskut nga katastrofat, e për të përmiresuar gatishmërinë dhe përgjigjen.

Puna e tyre do të konsistojë në:

a. Planifikimin e aktiviteteve për te rritur kapacitetin e bashkive për të mbledhur, menaxhuar dhe mirëmbajtur të dhënat për menaxhimin e riskut në nivelin lokal.

Ky aktivitet do të jetë i lidhur fort me bazat e të dhënave dhe institucioneve të nivelit kombëtar dhe punën për forcimin e informacionit për riskun nga katastrofat dhe humbjet në nivelin kombëtar.

Aktiviteti do të përqendrohet në 2 bashki pilote, Shkodra dhe Vora.

b. Trajnime me pjesëmarrjen e 61 bashkive;

c. Përgatitjen e një udhëzuesi për mbledhjen dhe menaxhimin e të dhënave në nivel bashkie, që do të ndihmojë në menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë.

Lajme të tjera