Zjarre
Si të parandalojmë një zjarr në banesë:
• Mos pini cigare në krevat.
• Mos lini mbi sobë ose furnela enë kuzhine etj.
• Mbani larg sobës dhe furnelave material që mund të digjet shpejt ose që stimulon zjarrin.
• Me teknikë të fushës kryeni herë pas here kontrolle të impiantit të ngrohjes nëse keni në banesë, atë të gazit për gatim dhe sistemit elektrik të kuzhinës.
• Mbani larg fëmijëve shkrepëse dhe çakmak.
• Mos mbani lëngje të djegshme pranë burimeve të nxehtësisë.
Çfarë të bëjmë në rast zjarri në banesë:
• Nëse një enë kuzhine merr zjarr, për ta fikur mjafton të vendosni një kapak në mënyrë për të mbytur flakët.
• Nëse rrobat tuaja kanë marrë zjarr mos filloni të vraponi (ajri shton flakët). Duhet të përpiqeni të hiqni rrobat ose të fikni flakët duke u rrokullisur në tokë ose duke u mbështjellë me një batanije.
• Nëse një pajisje elektrike merr zjarr, përpara se të tentoni ta fikni, ulni automatin kryesor të energjisë elektrike. KUJDES! Mos përdorni ujin për të fikur një zjarr me origjinë elektrike pasi mund të dëmtoheni nga rryma elektrike.
• Mos përdorni ujë kur zjarri vjen si pasojë e naftës ose benzinës, pasi këto lëngje qëndrojnë mbi ujë dhe në këtë mënyrë ekziston mundësia që zjarri të përhapet edhe në ambiente të tjera.
Si të parandalojmë një zjarr në pyje:
• Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri.
• Mos ndizni zjarre në pyje. Nëse ndizni zjarr në kamping mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht.
• Nëse parkoni automjetin sigurohuni që marmita e makinës tuaj mos jetë në kontakt me barin e thatë pasi marmita e nxehtë mund të ndezë flakët.
• Mos digjni pa marrë masat e nevojshme degët e pemëve ose gjethet pasi në pak minuta zjarri mund të përhapet.
Çfarë të bëjmë gjatë zjarrit në pyje:
• Nëse vëreni një zjarr ose dhe vetëm tym menjëherë telefononi shërbimin zjarrfikës për të dhënë alarmin. Mos mendoni se njerëz të tjerë e kanë bërë këtë para jush. Jepni vendndodhjen e saktë të zjarrit.
• Kërkoni një rrugë të sigurt për t’u larguar, një rrugë ose brigjet e një lumi.
• Mos ndaloni në vende ku drejt jush fryn era, pasi mund të mbeteni të bllokuar mes flakëve.
• Shtrihuni në tokë në një vend ku bimësia është e rrallë, pasi tymi ka tendencë të shkojë lart dhe në këtë mënyrë shmangni thithjen e tymit.
• Nëse jeni i rrethuar nga flakët dhe nuk keni rrugë tjetër mundohuni të gjeni vendin ku flakët janë më të ulëta dhe kaloni në anën tjetër.
• Zjarri nuk është një spektakël. Mos qëndroni në rrugë duke e parë. Mund të bllokoni ose të vononi qarkullimin e mjeteve të emergjencave.