Simpoziumi “Zjarret, Mjedisi dhe Mbrojtja Civile”

Më 3 Dhjetor 2021 u zhvillua simpoziumi “Zjarret, Mjedisi dhe Mbrojtja Civile” i organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me Universitetin Polis dhe me pjesmarrjen e zv.Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Znj.Almira Xhembulla, Prefektit të Qarkut Vlorë, Z. Flamur Mamaj, Prefektit të Qarkut Korçë, Z. Dhori Spirollari, përfaqësuesve të institucioneve të tjera në nivel qendror dhe vendor, si dhe studentët.

Gjatë simpoziumit u referua mbi zjarret dhe efektin e tyre në mjedis, ku u prezantuan disa materiale të ndryshme në fushën e mjedisit dhe mbrojtjes civile.

Në fund të aktivitetit u konkretizua dhe nënshkrimi i Marrëveshjes e Bashkëpunimit midis Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me përfaqësues, Drejtorin e Përgjithshëm të #AKMC Z.Haki Çako dhe Universitetit Polis, me përfaqësues Rektorin e #UniPolis Prof. Dr. Besnik Aliaj.

Lajme të tjera