Bashkë me O.D.C (Office of Defense Cooperation).
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit dhe O.D.C (Office of Defence Cooperation), janë vizituar disa nga stacionet zjarrëfikse nëpër bashkitë e vendit, me qëllim evidentimin e nevojave për trajnim dhe për rritjen e kapaciteteve të strukturave Operacionale të sistemit të Mbrojtjes Civile, me fokus strukturat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.
Jemi të lumtur që mbështetja e Ambasadës Amerikane dhe O.D.C është konkretizuar me financimin e disa projekteve të bashkive të vizituara.
Falenderojmë ekipin që nisi këtë rrugëtim dhe mirëpresim për të vijuar punën ekipin tjetër nga O.D.C





