Drejtori i Përgjithshëm
Drejtori i AKMC, Haki Çako, duke prezantuar programin për vitin 2022
Shqipëria si dhe vendet e rajonit janë të prirura nga fatkeqësitë. Viti 2019 dhe ngjarjet që pasuan tërmetin e 26 nëntorit 2019 treguan se ekziston një nevojë urgjente për të forcuar gatishmërinë ndaj fatkeqësive dhe aftësitë e menaxhimit të risqeve, për të përmirësuar kapacitetin institucional për koordinimin dhe ndërveprimin e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë midis niveleve publike të qeverisë, private, aktorët e shoqërisë civile si dhe menaxhimin e riskut ndërkufitar.
Në këtë vizion Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bazuar ligjit 45/ 2019 “Për Mbrojtjen Civile” ku përfshihen risi shumë të rëndësishme si Subsidiariteti, Reduktimi Riskut, Parandalimi, Vullnetarizmi, Paralajmërimi hershëm, Trajnimin, Edukimin, etj. si dhe hodhi themelet për përpunimin dhe hartimin e tre dokumentave Strategjik si :
- Vlerësimi Kombëtar i Riskut
- Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë
- Plani Kombëtar i Emergjencave Civile
Për të cilat tashmë janë ngritur grupet ndërinstitucionale me urdhër të Kryeministrit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar po punohet për mbylljen brenda vitit të këtyre dokumentave, të cilët janë në përputhje, jo vetëm me ligjin 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” dhe aktet nënligjore në Republikën e Shqipërisë por edhe në harmoni me legjislacionin e BE- së, Kuadrin Sendai dhe prioritizimin e UNDRR.