Në kuadër të vizitës të Z. Sameh Wahba, Drejtor Rajonal i Bankës Botërore për Zhvillimin e Qëndrueshëm për Europën dhe Azinë Qëndrore (ECA), zyra e Bankës Botërore në Tiranë organizoi një takim me fokus DRM / Disaster Risk Management – Menaxhimi Zvogëlimit të Riskut dhe identifikimin e prioriteteteve për mbështetjen e qeverisë për investime konkrete në qëndrueshmërinë sizmike, reduktimin e rrezikut nga përmbytjet, menaxhimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore, forcimin e gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave, etj; ku dokumenti bazë referues për hapat e qëndrueshëm të mëtejshëm do të jetë Strategjia Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë Natyrore në Republikën e Shqipërisë.
Nga pala shqipëtare të pranishëm ishin: Z.Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Z. Ilir Beqja, Drejtor i SASPAK, Znj. Romina Kuko Zëvendes Ministër i Brendshëm, Z. Klajdi Nikolla, Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Projekteve në AKMC dhe Znj. Adisa Bala, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në AKMC.
#AKMC#mbrojtjacivile#EU#UCPM#civilprotection#EU2023SE#WorldBank





