Në workshopin rajonal për zhvillimin e planeve të përbashkëta të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet në nivel ndërkufitar, që u mbajt në Podgoricë, Mal i Zi, morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe Turqia.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte identifikimi i boshllëqeve për plane të përbashkëta të menaxhimit të përmbytjeve në nivel rajoni, me fokus në rrezikun ndërkombëtar dhe ndërkufitar nga përmbytjet. Në këtë workshop u diskutuan procedurat, planifikimi dhe mekanizmat për asistencë në menaxhimin e rrezikut ndërkufitar nga përmbytjet. Përveç kësaj, vendet pjesëmarrëse ndanë përvojat, praktikat dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë.
Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore
#mbrojtjacivile#AKMC#EU#UCPM#MOD#menaxhimirrezikut#përmbytje#planifikim#ndërkufitar#bashkëpunim#BallkaniPerëndimor#Turqia#IPA#FRMP#Podgoricë#Malizi#bashkëpunimndërkufitar#Ndërkombëtar





