U zhvillua në Copenhagen, Danimarkë workshop-i me temë:“Nxitja e një mendësie gatishmërie në BE – Angazhimi i qytetarëve dhe bashkëpunimi publik-privat në një qasje të të gjithë shoqërisë për Mbrojtjen Civile”, i organizuar nga Presidenca Daneze e Bashkimit Evropian.

Theksi u vendos në ndërtimin e besimit reciprok si me qytetarët, ashtu edhe me sektorin privat.
Në këtë kuadër, është parashikuar krijimi i një Task-Force të përbashkët Publik-Privat, e cila pritet të vihet në zbatim në vitin 2027.




