Nga Spitali Rajonal i Vlorës, ku vizitova tre zjarrfikës të Bashkisë Vlorë, të cilët, pas problemeve me frymëmarrjen, morën kujdesin e plotë mjekësor. Mirënjohje për Luanin, Dëfrimin, Andrean, të gjithë zjarrfikësit 六 dhe efektivët e FARSH ⚔️, si dhe çdo strukturë e individ të angazhuar në parandalimin dhe luftën kundër zjarreve, kudo në Shqipëri . Teksa vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri në katër vatra të gjera në Mat, Përmet, Devoll dhe Dukat, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon me Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për të siguruar kapacitete shtesë nga ajri, në përgatitje për ditët tepër të nxehta që na presin